
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit avokatit Sheremet Ademi, ish-kryetarit dhe njërit prej themeluesve të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës.
Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet nga ora 15:30, në varrezat e fshatit Rashan, në Shalë të Bajgorës.
Sheremet Ademi gjatë luftës në Kosovë kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër, ndërsa angazhimin e tij e kishte lidhur edhe me çështjen e personave të zhdukur dhe familjet e tyre./Klankosova.tv