
Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili e ka cilësuar këtë arritje si dëshmi të punës së vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.
“Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë. Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së. Përgëzoj drejtuesit dhe gjithë stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtij suksesi”, shkroi Ejupi./Klankosova.tv