
Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka etiketuar edhe llogarinë zyrtare të Ramës, Stresi i ka bërë thirrje që t’ua lërë qytetarëve vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.
“Për hir të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, jepni dorëheqjen dhe lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit!”, ka shkruar reperi.
Në fund të mesazhit, ai i ka drejtuar kryeministrit edhe një paralajmërim: “Ndryshe do kesh fundin më të keq!”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali