Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar, sekuestrohen mbi 53 kilogramë marihuanë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar, sekuestrohen mbi 53 kilogramë marihuanë

Written by

in

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar, sekuestrohen mbi 53 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve me inicialet B.A. dhe S.H., nën dyshimin për trafikim të narkotikëve.

Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, në bashkëkryerje.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, personat në fjalë, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, me aktivitet në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, duke organizuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar marihuanë për përfitim financiar.

Dyshimet lidhen me periudhën nga shtatori i vitit 2026 deri më 16 tetor 2026, në Gjilan dhe lokacione të tjera.

“…Ashtu që, me datë 16 tetor 2026, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës-DSQHN në Prishtinë, në fshatin Velekincë, Komuna e Gjilanit, në pronën e të pandehurit B.A, në veturën e tij, gjenden dhe sekuestrohen 10 pako me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë prej 53.2 kg, që si të tilla janë shpallur si substanca të rrezikshme sipas Ligjit mbi barnat dhe substancat psikotrope dhe precursor”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv