Aeroporti i Tiranës mohon ndërprerjen e fluturimeve: Operojmë me kapacitet të plotë

Aeroporti i Tiranës mohon ndërprerjen e fluturimeve: Operojmë me kapacitet të plotë

Written by

in

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar ndaj informacioneve që i ka cilësuar të rreme, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale lidhur me funksionimin e aeroportit.

Në reagim thuhet se aeroporti po vazhdon punën normalisht dhe se të gjitha fluturimet, si ato hyrëse ashtu edhe ato dalëse, po realizohen sipas orarit të paracaktuar.

Sipas aeroportit, nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve dhe operimi po zhvillohet me kapacitet të plotë.

Aeroporti u ka bërë thirrje qytetarëve që për informacione lidhur me oraret e fluturimeve dhe funksionimin e tij t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit.

“Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!”, thuhet në reagim.

Burimi: Dukagjini