
Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë është regjistruar sot, në orën 10:15, në zonën ndërmjet Makedonski Brodit dhe Krushevës, shkruan Alsat M.
Sipas informacioneve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej pranë vendbanimeve Plasnicë dhe Llojan, në një thellësi prej 15 kilometrash, transmeton Sinjali.
Lëkundjet kanë qenë të lehta dhe mund të jenë ndier nga banorët që jetojnë pranë epiqendrës. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale.
Ndërkohë, priten informacione të tjera nga institucionet kompetente të sizmologjisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali