
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, si dhe nga presidentët e Hungarisë dhe Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj.
Sipas njoftimit të Presidencës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, i ka përcjellë urimet e tij presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj, si dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.
Ndërkaq, presidenti i Hungarisë, András Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon. Ai ka vënë në pah edhe kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.
Edhe presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Në letrën e tij, ai ka theksuar gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të Letonisë në misionin e KFOR-it dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Presidentët e Hungarisë e Letonisë dhe Mbreti i Suedisë i shkruajnë Shiroka-Pulës, rikonfirmojnë mbështetjen për sigurinë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali