Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave

Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave

Written by

in

Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave

Përmbytjet e rënda që kanë përfshirë Stambollin ditët e fundit kanë shkaktuar vdekjen e katër personave, ndërsa autoritetet turke i kanë cilësuar ato si më të rëndat që nga viti 1942.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Ciftci, deklaroi se vendi po përballet me një fatkeqësi të madhe, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për t’u dalë në ndihmë banorëve të zonave të prekura.

“Po bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’i ndihmuar qytetarët tanë, por po përballemi gjithashtu me fatkeqësinë më të madhe nga përmbytjet që nga viti 1942”, tha Ciftci gjatë vizitës në një nga zonat më të goditura.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë me rreth 16 milionë banorë, u përfshi nga reshje intensive që, brenda 48 orëve deri të enjten në mëngjes, tejkaluan mesataren e kombinuar të reshjeve për muajt shtator dhe tetor, raportoi AP.

Bilanci i viktimave u rëndua të premten, kur trupi i pajetë i një burri 66-vjeçar u gjet nën një urë në lagjen Sariyer. Tri viktima të tjera ishin raportuar më herët, përfshirë një adoleshent që humbi jetën nga goditja elektrike gjatë stuhisë.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytet. Shtëpi dhe biznese janë mbuluar nga uji, ndërsa rrugë dhe parqe janë përmbytur. Rrjedhat e fuqishme të ujit kanë marrë me vete automjete, shumë prej të cilave kanë përfunduar të grumbulluara në zona të ndryshme.

Sipas ministrit të Brendshëm, autoritetet kanë regjistruar 9.850 raste të dëmeve dhe problemeve të tjera të lidhura me përmbytjet.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë ka paralajmëruar për reshje “të dendura dhe intensive” në Stamboll dhe në katër provinca përreth gjatë fundjavës.

Për pasojat e përmbytjeve ka folur edhe ministri i Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, i cili ka theksuar rëndësinë e trajtimit të problemeve që lidhen me zhvillimin urban pranë rrjedhave ujore.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve se ndërtimet në këto zona mund ta kenë përkeqësuar situatën, Kurum tha se trajtimi i këtij problemi ishte “thelbësor”.

Ai i lidhi gjithashtu përmbytjet me pasojat e ndryshimeve klimatike. Kurum pritet të kryesojë muajin e ardhshëm konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, COP31, e cila do të mbahet në Antalya.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stambolli goditet nga përmbytjet më të rënda në 84 vjet, shkon në katër numri i viktimave appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali