Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë

Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë

Written by

in

Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe sot në Skenderaj për heroin Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye nga forcat serbe në prill të vitit 1999.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e ka kujtuar Rrecajn si intelektual dhe veprimtar të çështjes kombëtare, i cili ishte ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj dhe kryetari i saj i parë.

Ai theksoi se Rrecaj ishte pjesë e brezit që mori përgjegjësi për organizimin politik dhe kombëtar në periudhat më të vështira për Kosovën, ndërsa kontributi i tij mbetet pjesë e historisë së përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të LDK-së, vizitoi edhe familjen Rrecaj, së cilës i shprehu ngushëllime dhe respekt për qëndresën gjatë gjithë këtyre viteve.

Sipas tij, për 27 vjet familjes i mungoi varri i të dashurit të tyre, por emri dhe vepra e tij mbetën të gjalla.

Abdixhiku theksoi se sakrifica e Idriz Rrecajt nuk duhet të harrohet dhe se krimi ndaj tij nuk duhet të mbetet pa drejtësi.

“Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj!”, përfundoi Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku me bashkëpartiakët bën homazhe për Idriz Rrecajn: Pas 27 vjetësh, u kthye në tokën e Kosovës së lirë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali