
Të shtunën, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qendër të Lisbonës për të protestuar kundër rritjes së madhe të kostos së jetesës dhe krizës gjithnjë e më të thellë të strehimit në Portugali, duke shtuar presionin mbi qeverinë e qendrës së djathtë.
Sipas Reuters, sindikata më e madhe e Portugalisë, CGTP, e cila organizoi tubimin, deklaroi se “dhjetëra mijëra” njerëz mbushën një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Policia nuk dha ndonjë vlerësim për numrin e pjesëmarrësve, transmeton Klankosova.tv.
Protestuesit shprehen se pagat e ulëta nuk po arrijnë të përballojnë kostot e strehimit dhe rritjen e kostos së jetesës. /Klankosova.tv