
Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, përmes një postimi në platformën ‘’X’’, ka thënë se është duke përcjell ”me shqetësim’’ zhvillimet në Shqipëri, pas protestave të ditëve të fundit.
‘’Po e ndjek me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit’’, ka shkruar ai.
Sot është dita e pestë që protestat në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, kanë eskaluar në dhunë të dyanshme – nga protestuesit dhe forcat e rendit.
Janë shkaktuar lëndime në mesin e qytetarëve e edhe të forcave të rendit, si dhe janë dëmtuar shumë biznese private.