Ministri ukrainas thotë se banorët e Oleshkyt po vdesin urie

Ministri ukrainas thotë se banorët e Oleshkyt po vdesin urie

Written by

in

Ministri ukrainas thotë se banorët e Oleshkyt po vdesin urie

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, deklaroi se forcat pushtuese ruse po e shndërrojnë qytetin ukrainas të Oleshkyt në një “kurth vdekjeje” të kapluar nga uria, dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të ndihmojnë në evakuimin e banorëve të tij, sipas Reuters.

Sybiha i bëri këto komente në platformën X, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua në një bisedë me Papa Leonin – se do të bashkëpunonte për dërgimin e furnizimeve jetike në qytetin që ndodhet në rajonin e Khersonit, në Ukrainën jugore.

“Rusët po përpiqen ta shndërrojnë qytetin ukrainas të Oleshkyt në një kurth vdekjeje. Spitali ka mbetur pa ilaçe. Dhjetëra trupa të pajetë gjenden nëpër rrugë ose nëpër shtëpi, pasi rusët u ndalojnë banorëve t’i varrosin ata”, shkroi Sybiha.

“Familjet po vdesin urie; ato mbijetojnë duke ngrënë perimet e mbetura në kopshte, ushqime të konservuara, madje edhe kërmij… Ukraina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për evakuim të sigurt dhe qasje humanitare ndërkombëtare. Këto thirrje nuk mund të mbeten pa përgjigje”. /Klankosova.tv