Dita e 5-të e protestës në Tiranë: Digjet Gjykata dhe disa institucione, arrestime e të plagosur

Dita e 5-të e protestës në Tiranë: Digjet Gjykata dhe disa institucione, arrestime e të plagosur

Written by

in

Dita e 5-të e protestës në Tiranë: Digjet Gjykata dhe disa institucione, arrestime e të plagosur

Dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve.

Një protestues humbi ndjenjat dhe u transportua me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa dy efektivë policie u prekën nga flakët e lëndës djegëse të një molotovi dhe disa të tjerë u lënduan nga gurët.

Në pasdite situata u përshkallëzua, ndërsa forcat e Policisë lëvizën me furgonë në drejtim të protestuesve. Gjatë këtyre momenteve, një person mbeti i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv.

Përplasjet më të ashpra u zhvilluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku protestuesit e maskuar hodhën në drejtim të efektivëve fishekzjarrë, molotovë dhe gurë.

Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa në disa raste u përdorën edhe fishekë gome.

Edhe mes protestuesve pati persona të lënduar.

Protestuesit i vunë flakën një makine pranë Kryeministrisë dhe më pas murit rrethues të godinës së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Rreth orës 18:40, kati i parë i ish-Hotel “Dajtit” u përfshi nga flakët, pasi protestuesit hodhën molotov në drejtim të godinës.

Rreth 20 minuta më vonë, në orën 19:00, tensionet u zhvendosën te Gjykata e Lartë, ku protestuesit i vunë flakën katit të parë të godinës, ku më pas mori flakë dhe një automjet i parkuar aty pranë.

Më herët, tensione pati edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën gurë, molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Policisë, ndërsa efektivët ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Protesta e kësaj të shtune shënon ditën e pestë të tubimeve që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.