Bilanci i protestës së djeshme në Tiranë: 59 të lënduar, mes tyre 34 efektivë policie, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

Bilanci i protestës së djeshme në Tiranë: 59 të lënduar, mes tyre 34 efektivë policie, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

Written by

in

59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues dhe 4 janë kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar gjatë protestës së djeshme, ndërsa rreth mesnatës është mbyllur revolta e të rinjve dhe studentëve, e cila pritet që nesër të hyjë në ditën e saj të gjashtë.

Burimi: Dukagjini