Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit

Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit

Written by

in

Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Thaçi ka deklaruar se situata aktuale nuk do të përfundojë shpejt, ndërsa ka thënë se, sipas pritjeve të tij, në nëntor mund të bëhet publik vendimi i Gjykatës Speciale, i cili, sipas tij, përmban më shumë se 2 mijë faqe.

Duke folur për procesin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai ka pretenduar se dënimi i tij është rezultat i dëshmive të personave që kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, e jo i krimeve të kryera.

“Aty kush ka dëshmu ose kush ka spiunuar e ka emrin me të zeza, por ama ne që jemi pjesë e historisë, e dimë në cilin korridor, në cilët shkallë dhe në cilën anë ka qenë aty”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka pretenduar gjithashtu se disa persona që për vite me radhë janë paraqitur si luftëtarë të rëndësishëm, kanë dëshmuar kundër njëri-tjetrit, me qëllim të eliminimit politik të Hashim Thaçit.

Sipas tij, procesi gjyqësor është shoqëruar edhe me interpretime politike, përfshirë pretendimet se Hashim Thaçi po ndëshkohet për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me ndarjen e Kosovës.

Menduh Thaçi ka thënë se zhvillimet e fundit e kanë përkeqësuar situatën dhe ka paralajmëruar se tensionet mund të vazhdojnë.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe protestat në Tiranë e në qytete të tjera shqiptare kanë nxitur reagime dhe diskutime politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Menduh Thaçi për Specialen: Në nëntor pritet të publikohet vendimi, aty do të shihet kush ka dëshmuar kundër Hashim Thaçit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali