Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja

Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja

Written by

in

Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja

Një aheng familjar në Podujevë është shoqëruar me të shtëna me armë, duke bërë që Policia të ndërhyjë dhe të sekuestrojë një pistoletë me gaz, karikatorin dhe pesë gëzhoja.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 22:50, në rrugën “Arat e Dautit”, ku një njësi policore që po patrullonte në kuadër të një plani operativ ka evidentuar të shtëna gjatë një feste familjare.

Policët kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një armë e tipit “Zoraki”, pistoletë me gaz, është dorëzuar vullnetarisht së bashku me një karikator dhe pesë gëzhoja.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Xhavit Jashari, 54 vjeçar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, Policia ka kryer edhe kontrollin e shtëpisë, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshuar.

Jashari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit, Xhavit Jashari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në aheng familjar në Podujevë – Policia ndërhyn, sekuestrohen pistoleta dhe pesë gëzhoja appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali