
Avionët F-16 të Forcave Ajrore Rumune rrëzuan dronë mbi ujërat territoriale rumune. Më herët këtë javë, dy tankerë kimikate u goditën nga dronë pranë bregdetit të Detit të Zi të Rumanisë, raporton DW.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë Radu Miruta, avionët luftarakë rumunë F-16 kanë rrëzuar dy dronë mbi ujërat territoriale të vendit, transmeton Sinjali.
“Dy dronë u qëlluan dhe u rrëzuan pak minuta më parë nga pilotë ushtarakë rumunë mbi Detin e Zi , pak momente pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë”, shkroi Ministri i Mbrojtjes në Facebook.
Deri më tani, nuk është publikuar asnjë informacion në lidhje me vendin e origjinës së dronëve.
Ajo çka dihet deri më tani për incidentin është se avionët luftarakë F-16 i rrëzuan dronët rreth 20 kilometra në juglindje të Sulinës.
“Droni i parë hyri në hapësirën ajrore kombëtare në orën 17:59 (14:59 GMT) dhe u rrëzua brenda dy minutash”, tha Miruta.
Ai shtoi se i dyti u rrëzua në orën 6:05 të mbrëmjes, pesë minuta pasi hyri në hapësirën ajrore rumune.
“Deti i Zi do të jetë përsëri i sigurt”, shkroi Ministrja e Jashtme rumune Oana Toiu në X. Ajo shtoi se NATO do ta diskutojë çështjen në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut të martën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali