Studentët protestojnë për të gjashtën ditë me radhë në Tiranë

Studentët protestojnë për të gjashtën ditë me radhë në Tiranë

Written by

in

Protestat e ditëve të fundit, ku janë përfshirë studentë, nxënës dhe qytetarë, janë shoqëruar edhe me përplasje me Policinë e Shtetit dhe akte dhune, raporton RTSH.

Të premten, më 17 tetor, situata u tensionua për disa orë, nga Ministria e Arsimit deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe zona të tjera të kryeqytetit.

Gjatë protestës, demonstruesit hodhën koktej molotovi drejt ish-hotel “Dajtit”, ku ndodhen zyrat e Bankës së Shqipërisë, duke i vënë flakën hyrjes së institucionit. Zjarre u raportuan edhe në ambientet e Gjykatës së Lartë, ndërsa u dogjën një biznes dhe disa automjete në afërsi të saj.

Burimi: RTKLive