Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për 53 kg marihuanë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për 53 kg marihuanë

Written by

in

Ata dyshohen se, me qëllim të përfitimit financiar, kanë organizuar, drejtuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar në mënyrë të paautorizuar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Prokurorisë, roli i të dyshuarit B. A. dyshohet të ketë qenë sigurimi i substancës narkotike, ndërsa transportin dyshohet se e kryente S. H.

Rasti është zbuluar më 16 tetor 2026, gjatë një kontrolli të realizuar nga Policia e Kosovës në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit. Gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarit B. A., përkatësisht në veturën e tij, janë gjetur 10 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 53.2 kilogramësh.

Të dyshuarit ngarkohen me dy vepra penale: organizim, drejtim apo financim të trafikimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, si dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit dhe se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Burimi: RTKLive