
Një person rreth 60-vjeç është gjetur pa shenja jete në lumin Lanë, në Tiranë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, rasti është konstatuar rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Sië shkruan Euronewsal, dyshohet se personi, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.