IHMK publikon parashikimin e motit për një javë, ja si do të jenë temperaturat

IHMK publikon parashikimin e motit për një javë, ja si do të jenë temperaturat

Written by

in

Sipas IHMK-së, të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

Të martën parashihen reshje shiu në pjesë të ndryshme të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 20 gradë.

Të mërkurën do të ketë vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell, me temperatura maksimale deri në 21 gradë Celsius.

Ndërkaq, të enjten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje shiu.

Të premten parashihet shtim i vranësirave gjatë ditës, me mundësi për reshje shiu në disa pjesë të vendit. Temperaturat maksimale do të pësojnë rënie, duke lëvizur nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të jenë nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe veriperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare.

IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës, ndërsa kushtet meteorologjike do të jenë përgjithësisht të përshtatshme edhe për aktivitetet bujqësore sezonale.

 

Burimi: RTKLive