
Mesfushori i Barcelonës Rodri, ka vlerësuar lart Paris Saint-Germainin, duke e cilësuar skuadrën franceze si ndoshta më të mirën në Evropë në këtë moment.
“Vëmendja tani është te Parisi, që ndoshta është skuadra më e mirë në Evropë aktualisht. Ne do të përpiqemi të konkurrojmë me ta dhe të tregojmë se mund të përballemi denjësisht”, u shpreh Rodri.
Spanjolli theksoi se përballja me PSG-në do të jetë një test i vërtetë për Barcelonën, për të kuptuar nivelin që ka arritur skuadra dhe aftësinë e saj për të rivalizuar me ekipet më të forta të kontinentit./Klankosova.tv