Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

Written by

in

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.

Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës, raporton TCH.

Ndërkohë, brenda selisë së Partisë Socialiste janë parë disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar te dera e godinës, pa maska, transmeton Sinjali.

Të pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, se cilët ishin, ata nuk janë prezantuar dhe nuk kanë bërë asnjë koment.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali