Malisheva vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Vushtrrinë në “Liman Gegaj”

Malisheva vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Vushtrrinë në “Liman Gegaj”

Written by

in

Malisheva vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Vushtrrinë në “Liman Gegaj”

Ka përfunduar përballja ndërmjet Malishevës dhe Vushtrrisë, ku skuadra vendase ka arritur të arkëtojë tri pikë të plota para tifozëve të vet.

Liderët e tabelës nuk gabuan në stadiumin “Liman Gegaj”, duke triumfuar përballë Vushtrrisë, ekip ky që po kalon momente të vështira dhe gjendet në fundin e renditjes tabelare, transmeton Klankosova.tv.

Për malishevasit kjo shënon fitoren e shtatë të këtij sezoni, duke konfirmuar edhe një herë se janë pretendentë tejet seriozë në garën për titullin kampion.

Golat për fitoren e vendasve u realizuan nga Xhylani dhe Nafiu, ndërkaq golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Demiri.