
Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi, në emisionin “Info Magazine” deklaroi se politikanë në Serbi vazhdojnë ende me ëndrrën e tyre kolonialiste.
Sipas tij, ka ende shumë që shpresojnë me shpresë imagjinare që mund ta marrin kontrollin mbi Kosovën, transmeton klankosova.tv.
“Ata vazhdojnë me ëndrrën e vet kolonialiste, me atë qe e kanë humbur Kosovën me një shpresë të imagjinuar për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën, dhe me politikën në të cilën mbizotërojnë mitet e mesjetës. Pra asnjë klasë politike deri më tani në Serbi nuk ka arritur të ndërtojë një thellësi politike me të cilën do të mendojnë në mënyrë strategjike, që të relaksojë në radhë të parë raportet me Kosovën, të relaksojë raportet me shqiptarët në Luginë të Preshevës, të ndërtojë raporte më të mira”, u shpreh Kamberi.