Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, vendimi është marrë duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Shqipëri, mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si dhe shqetësimet e prindërve për sigurinë e maturantëve gjatë qëndrimit të tyre.
Duke vlerësuar se jeta dhe siguria e të rinjve janë mbi çdo aktivitet, Lladrovci ka konsideruar se shtyrja e ekskursionit është një vendim i përgjegjshëm, deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme për realizimin e tij.
Komuna e Drenasit ka theksuar se mbetet e përkushtuar që maturantët ta realizojnë këtë udhëtim në kushte të sigurta, duke e ruajtur si një kujtim të bukur nga jeta e tyre shkollore.
Burimi: RTKLive
