Bashkëpunimi mes tyre s’ka qenë çdo herë më i miri.
Mirëpo, tash e një kohë, ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, janë bërë bashkë për një mision.
Kësioj, këtë sëbashku po zhvillojnë takime me mësimdhënës në të gjitha komunat e Kosovës, e që po bëhen në kuadër të Strategjisë së Arsimit 2035+.
Në mesin e ideve, këtu po shqyrtohet edhe mundësia e rikthimit të formës, ku shkolla fillore të jetë deri në klasën e tetë.
“Ka edhe ide të tilla që të ketë edhen jë prekje të tillë në arsim, mirëpo strategjia veçse ka fillu, ende nuk dihet asgjë, ne jemi duke marrë opinionet e punëtorëve të arsimit, në mënyrë që ministria t’I kete këto opinione, në mënyrë që strategjia të mos jete e punuar në zyrë, mirëpo nga opinionet e punëtorëve të Arsimit”, ka theksuar Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK.
Njohësit e Arsimit konsiderojnë se rikthimi në sistemin 4+4+4, s’do të ketë ndonjë impakt pozitiv.
“Do të sillte konfuzitet, dhe më tepër komplikime në sistemin e arsimit, për një sistem I cili edhe ashtu është mjaftueshëm I rëndësuar në gjendjen si është. Ka shumë aspekte që do të prekte nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka deklaruar Samir Shahini, ish-drejtor i Arsimit.
Strategjia e Arsimit 2035+ po shqyrton edhe ide të tjera të mësimdhënësve sa i përket ndryshimeve dhe përmirësimeve që ka nevojë aktualisht sistemi arsimor në Kosovë, në mesin e tyre edhe shpërndarjen e kompetencave te drejtoritë e shkollave./TVDUKAGJINI
Burimi: Dukagjini
