Covid-19, mungesa e anesteziologëve e materialin ishin arsyet që operimet e protezës së gjurit pushuan në 2020-tën.
Tash, pas gati gjashtë vitesh, ato do të rinisin në Ortopedi, në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës.
Nga e hëna, personeli do të kontaktoj pacientët që tashmë janë në listën e pritjes.
“Është një risi që nuk ka qenë më parë është se tash janë shpërnda në gjithë territorin e Kosovës, është bërë decentralizimi i rasteve, secili rast që është i regjionit përkatës do të operohet në spitalin rajonal të afërt. Sepse ato kanë kapacitete njerëzore të mira por normalisht do ta kenë edhe ndihmën e QKUK-së”, ka deklaruar Xhavit Gashi, Drejtor i Klinikës së Ortopedisë.
Drejtori tregoi nëse materiali që do të vijë është i mjaftueshëm me numrin e pacientëve që janë në pritje.
“Listat e pritjes janë edhe nga viti 2020, numër i vogël është por kemi nga 2020-2021 e tutje diku rreth 1 mijë raste i kemi ndarë nëpër regjione kurse 1 mijë i kemi ne në Klinikë por na përvoja jonë kur të nisim me thirrjet statistikisht rreth 30% nuk vijnë”, ka theksuar Gashi.
Këtë herë nuk do të ketë më stoqe të protezave dhe të njëjtat do të jenë fiktive pa komponenta përcejellëse./TVDUKAGJINI
Burimi: Dukagjini
