
Milan ka triumfuar 3-2 ndaj Atalantës në një ndeshje spektakolare të Serie A, ku kuqezinjtë kaluan në epërsi prej tri golash, por mysafirët u rikthyen dhe e bënë fundin e takimit shumë emocionues.
Gonçalo Ramos në minutën e 24-të, Adrien Rabiot në të 43-ën dhe Mario Gila në minutën e 57-të shënuan për Milanin. Në anën tjetër, Gianluca Gaetano në minutën e 66-të dhe Nikola Krstoviq në të 81-tën rikthyen shpresat e Atalantës, por jo edhe barazimin, transmeton Klankosova.tv.
Pas epërsisë 3-0, Milani u vu nën presion në minutat e fundit, por arriti ta ruajë fitoren në një përballje me shumë emocione.
Një ndeshje e çmendur, me pesë gola dhe një fund dramatik!