
Gazetari Lavdrim Lita, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ka folur rreth protestave të studentëve në Shqipëri.
Ai bëri të ditur se për 135 ditë protestat në shtetin shqiptar kanë qenë të qeta, paqësore, kreative dhe normale, por, ditëve të fundit, sipas gazetarit, studentët, gjimnazistët janë mobilizuar dhe kanë dalë në shesh, transmeton Klankosova.tv.
Por sa i përket punës si gazetar, Lita thotë se nuk është e lehtë të punohet në këtë lloj situate.
“Është e vështirë të punosh midis policisë dhe protestuesve, sepse ne jemi lajmëtarë dhe ne raportojmë se çfarë po ndodh. Nuk mbajmë palë, sepse detyra jonë është shumë fisnike për të raportuar të vërtetën. Dhe kur gjendesh mes dy palëve, ku fluturojnë gurë, molotovë, shkopinj, të bërtitura, bëhet shumë e vështirë të mbash qetësinë, por falë Zotit nuk ka ndodhur asgjë, ne dimë nëse janë lënduar disa kolegë, por asnjëri në kushte serioze të lëndimit”, u shpreh ai për Klan Kosova.