
Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se po zhvillonin gjueti të kundërligjshme.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie dhe një fazan i vrarë.
“Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar për gjueti të kundërligjshme dhe mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.