Ekonomisti: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kosovë, synojnë largimin jashtë vendit (VIDEO)

Ekonomisti: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kosovë, synojnë largimin jashtë vendit (VIDEO)

Written by

in

Ekonomisti: Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Kosovë, synojnë largimin jashtë vendit (VIDEO)

Ekonomisti Arton Muhaxhiri ka thënë se një pjesë e të rinjve në Kosovë nuk e shohin perspektivën e tyre ekonomike dhe familjare në vend, prandaj synojnë të largohen jashtë tij.

Për emisionin “Ora 7”, Muhaxhiri ka theksuar se mungesa e perspektivës dhe kushtet e punës ndikojnë në vendimin e të rinjve për të mos kërkuar punë në Kosovë.

“Ata nuk e shohin perspektivën e tyre as ekonomike, as familjare, as për ta zhvilluar jetën këtu, por e shohin jashtë vendit”, deklaroi Muhaxhiri.

Sipas tij, të rinjtë kanë ambicie më të mëdha dhe shpesh nuk i përshtatin pritjet e tyre me kushtet që ofron tregu i punës në vend.