Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.”
Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte në Tiranë ku u kap nga kamerat në një moment të protestës.
Isufi si zëdhënës i Armend Mujës ende figuron në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa dorëheqje apo largim nga pozita e tij si “këshilltar politik” apo “zëdhënës” ende nuk ka zyrtarisht, shkruan Nacionale.
Ai tha se në Tiranë ishte “për qef, me nipa.”
Por, shtoi ai, “edhe si gazetar freelancer.”
“Por edhe nese do te jem serish ne Qeveri, serish do ta kryej punen me integritet,” përfundoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali