
Deptutetja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur për media para nisjes së mbledhjes së Komsionit për Integrime Evropiane.
Çitaku u paraqit me bluzën me mbishkrimin “Kosova po pret”.
Ajo deklaroi se ajo se çka ndodhi më 16 shtator në Hagë, është krim ndaj drejtësisë.
“Pikërisht ky që shkruan “Kosova po pret”. Dhe ne presim që në Apel, të vendoset drejtësi, sepse ajo se çka ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë.”, tha Çitaku.