
Peshkimi ilegal, është një nga temat që u trajtua sot në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, me kryetarin e Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, Milaim Vitia.
Vitia deklaroi se me këtë problem janë përballur qysh nga pasluftës dhe nuk është marrë askush.
“Vitin e fundit jam marrë me tregje, mas pari jam marrë me pastru Kosovën. Tash jam duke u marrë vetëm me tregje nga peshkimi ilegal”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Ai theksoi se kanë bashkëpunim dhe shkëmbejnë informacione edhe me Shoqatat e Peshkatarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.