
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, së bashku me bashkëpunëtorë, staf mjekësor, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë, ka marrë pjesë në një marsh sensibilizues, me qëllim të përcjelljes së mesazhit për rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe diagnostikimit të hershëm.
Përmes këtij aktiviteti, u përcoll mesazhi se kontrollet e rregullta mjekësore dhe ekzaminimet me kohë janë thelbësore në luftën kundër kancerit të gjirit dhe mund të shpëtojnë jetë, transmeton Klankosova.tv.
Lushtaku theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke rikujtuar se ndërgjegjësimi, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë hapa të rëndësishëm drejt shpresës dhe jetës.
“Ekzaminohu me kohë, sepse jeta është e çmuar!”.