Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Written by

in

Kanë nisur përshkallëzimet gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiran, ku, sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërkohë që këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Pas kësaj, protestuesit janë larguar nga zona pranë Ministrisë së Arsimit, duke u ndarë në dy grupe, ndërsa gazi ka përfshirë të gjithë zonën.

Ndërkohë, në terren janë afruar 1 autobot me ujë dhe 2 furgon policie, si masa paraprake në rast përshkallëzimi të situatës./Euronewsal

Rama me efektivët e policisë: Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit e zjarrvënësit

Burimi: Dukagjini