
Klan Kosova ka mësuar se deputetja Jehona Lushaku-Sadriu është e propozuara e Lidhjes Demokratike të Kosovës për anëtare në Grupin Punues të Apelit në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se Vlora Çitaku, në cilësinë e nënkryetares së Parlamentit, është caktuar anëtare në këtë grup, transmeton Klankosova.tv.
Nga Vetëvendosje do të jetë anëtar deputeti Adnan Rrustemi, ndërsa nga Aleanca Bekë Berisha.
Kurse zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të kryesojë Grupin Punues.