Rasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

Rasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

Written by

in

Në seancë janë të pranishëm vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin e 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin-Potokut.

Prokurorinë në këtë rast e përfaqëson Armend Zenelaj, ndërsa palën e dëmtuar, ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, Naxhije Sadiku.

Në kuadër të seancës janë paraparë të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, Tiana Viqentijeviq dhe Dejan Viqentijeviq.

Ndërkaq, mbrojtja ka njoftuar gjykatën se dëshmitari i tretë, Tribun Vojeviq, nuk do të paraqitet. Për këtë arsye, mbrojtja ka hequr dorë nga dëgjimi i tij.

Në këtë rast, përveç vëllezërve Viqentijeviq, është i akuzuar edhe Igor Dimoviq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohet se janë të përfshirë në sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv TNT, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e kanalit “Ibër-Lepenc”. Dëmi material ndaj ndërmarrjes është vlerësuar në mbi 376 mijë euro.

Burimi: RTKLive