Nesër aktgjykimi për rastin e Auron Ferizit, babai kërkon drejtësi (VIDEO)

Nesër aktgjykimi për rastin e Auron Ferizit, babai kërkon drejtësi (VIDEO)

Written by

in

Nesër aktgjykimi për rastin e Auron Ferizit, babai kërkon drejtësi (VIDEO)

Nesër pritet të shpallet aktgjykimi për rastin e Auron Ferizit, 21-vjeçarit që u godit nga një veturë në Viti, aksident që përfundoi me vdekjen e tij.

Babai i tij, Arton Ferizi, vazhdon të kërkojë drejtësi për të birin. Ai ka shprehur dyshime lidhur me ekspertizën e komunikacionit, duke pretenduar se shpejtësia e veturës ka qenë shumë më e lartë sesa ajo e përcaktuar në ekspertizë.

“Unë mendoj se ekspertiza e komunikacionit nuk e ka dhënë verdiktin e duhur. Sa e kam parë unë në kamera, shpejtësia ka qenë mbi 100 kilometra në orë, sepse dëmet janë shumë të mëdha. Eksperti ka thënë 57 kilometra në orë, por nuk ka mundësi, sepse e ka hedhur djalin 17 metra larg. Nuk e kuptoj se si e ka nxjerrë atë ekspertizë”, ka deklaruar Ferizi në emisionin “Kosova Today në Klan Kosova.

Ai e ka cilësuar rastin si akt të rëndë dhe ka kërkuar që drejtësia të marrë vendimin e duhur, duke deklaruar se i akuzuari duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Ky është akt terrorist dhe dua që drejtësia ta marrë vendimin e duhur. Dua që ky idiot të dënohet me burgim të përjetshëm. Edhe pse kjo nuk ma lehtëson dhimbjen, dua ta di se drejtësia është vënë në vend”, tha babai i 21-vjeçarit në Klan Kosova.