
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka bërë të ditur që pavarësisht ndaljes së tubimeve, ai theksoi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.
Sipas tij, nëse institucionet shtetërore zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë, sipas Hazirit, ata do të ruajnë të drejtën për të protestuar dhe kërkuar llogari, transmeton Klankosova.tv.
“Fakti që ne nuk jemi çdo natë në shesh, nuk do të thotë që kemi hequr dorë nga kërkesat tona. Përkundrazi, do ta ndjekim çdo vendim, do ta vlerësojmë çdo veprim, do të kërkojmë përgjigje për çdo zotim institucional, dhe nëse institucionet tona zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë, ne e ruajmë të drejtën tonë për të qëndruar këtu në shesh, për të protestuar e kërkuar llogari”, tha ai.