
Aktorja turke Afra Saraçoğlu, e njohur për publikun si Seyran nga seriali “Kafazi i Artë”, është përfshirë në një hetim për përdorim të narkotikëve, pasi në mostrën e flokëve të saj janë zbuluar gjurmë kokaine.
Megjithatë, testet e gjakut dhe të urinës kanë rezultuar negative, ndërsa aktorja ka mohuar kategorikisht përdorimin e substancave narkotike.
Sipas mediave turke “Halk TV” dhe “Ensonhaber”, Zyra e Prokurorit Publik në Bakırköy po zhvillon një hetim për përdorimin e narkotikëve nga persona të njohur të botës së artit dhe sportit. Gjatë një operacioni të xhandarmërisë më 18 shtator, u arrestuan 18 persona.
Saraçoğlu nuk ndodhej në Turqi në kohën e operacionit. Ajo u ndalua në aeroportin e Stambollit pas kthimit nga Franca dhe u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku iu morën mostra gjaku, urine dhe flokësh. Pas procedurave, ajo u lirua.
Sipas rezultateve të analizave, gjurmët e kokainës u zbuluan në flokët e aktores, ndërsa testet e gjakut dhe urinës rezultuan negative.
Pas publikimit të lajmit, Saraçoğlu reagoi përmes rrjeteve sociale, duke mohuar përdorimin e drogës.
“Unë jam absolutisht kundër përdorimit të substancave të paligjshme, nuk ka vend për to në jetën time dhe nuk do të ketë kurrë”, deklaroi aktorja.
Ajo shtoi se, për shkak të natyrës së punës dhe pjesëmarrjes në ngjarje të mëdha, dyshon se gjurmët mund të jenë shkaktuar nga ekspozimi ose kontakti pasiv, pa dijeninë e saj.
Aktorja theksoi gjithashtu se ishte kthyer vullnetarisht nga jashtë shtetit, se po bashkëpunon me autoritetet dhe se gjatë kontrollit të banesës së saj nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë.
Sipas raportimeve, gjurmë droge janë zbuluar edhe te aktoret Melisa Şenolsun dhe Aydan Osmanlı, si dhe te ish-futbollisti Hasan Şaş. Şenolsun deklaroi se lajmin e kishte pritur me habi dhe mohoi përdorimin e narkotikëve.
Ndërkohë, testet e aktorëve Aras Bulut İynemli, Melis Sezen dhe Yeşim Yeşilçimen, reperit Sefa dhe gazetarit Yağız Sabuncuoğlu rezultuan negative.
Hetimet ndaj personazheve të njohura në Turqi kanë vazhduar që nga dhjetori i vitit 2025, kur u ndaluan këngëtarja Aleyna Tilki, aktorja İrem Sak dhe influencuesja Danla Bilic.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Skandal në Turqi, gjurmë kokaine në flokët e aktores së njohur si “Seyran” te “Kafazi i Artë” appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali