
Thierry Henry do të jetë një nga protagonistët e ceremonisë së Topit të Artë, e cila do të mbahet të hënën e ardhshme në Londër, me rastin e 70-vjetorit të këtij çmimi prestigjioz.
Legjenda franceze, e cilësuar si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Premier League, do të jetë prezantuesi kryesor i mbrëmjes, duke marrë mikrofonin në skenë së bashku me mikeshën e tij, Kate Scott, transmeton Klankosova.tv.
Ceremonia e këtij viti pritet të jetë një ngjarje e veçantë, pasi shënon 70 vjet nga themelimi i Topit të Artë, çmimit që vlerëson futbollistin më të mirë në botë.