Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

Written by

in

Manchester City rrezikon rënien nga Premier League, zbulohet sanksioni i mundshëm për 115 akuzat

Manchester City mund të përballet me një ndëshkim të rëndë në kuadër të çështjes së 115 akuzave, me të cilat përballet klubi anglez.

Sipas raportimeve, një nga skenarët e mundshëm është zbritja masive e pikëve, e cila mund t’i çonte “Qytetarët” drejt rënies nga Premier League në Championship.

Përveç zbritjes së pikëve, kampionët anglezë mund të përballen edhe me një gjobë të majme financiare.

Madje, një ndëshkim i ri mund të bëjë që Manchester City të qëndrojë në kategorinë e dytë angleze për të paktën një sezon shtesë.

Ndërkohë, skenari më ekstrem, përjashtimi nga Premier League dhe dërgimi direkt në League Tëo, kategorinë e katërt të futbollit anglez, konsiderohet më pak i mundshëm.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar për sanksionet, ndërsa pasojat e çështjes së 115 akuzave mbeten një nga temat më të diskutuara në futbollin anglez./Klankosova.tv