Macroni i refuzon dorëheqjen e ofruar nga ministri i Brendshëm i Francës

Macroni i refuzon dorëheqjen e ofruar nga ministri i Brendshëm i Francës

Written by

in

Qeveria qendrore e Francës u ka kërkuar disa autoriteteve lokale të vendosin orë policore, ndërsa të hënën po përballet me presion për dështimet në fushën e sigurisë, pas trazirave dhe plaçkitjeve gjatë fundjavës, të shkaktuara nga protestat mbarëkombëtare kundër qeverisë.

Kryeministri Sébastien Lecornu përjashtoi vendosjen e një ore policore në të gjithë Parisin, por nuk e përjashtoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai tha se, për momentin, është më e përshtatshme të vendosen masa të pjesshme dhe të kufizuara në zona të caktuara, pa dhënë detaje.

“Vendosmëria ime për të rivendosur rendin është absolute”, u tha ai gazetarëve.

Ariel Weil, kryetari socialist i bashkisë së zonës qendrore të Parisit, deklaroi për televizionin BFM TV se mbështet vendosjen e orës policore.

Marseja ndaloi tubimet dhe demonstratat. Ndërkohë, sindikatat franceze bënë thirrje për një valë të re grevash dhe protestash më 5 nëntor.

Plaçkitjet dhe përleshjet mes disa protestuesve dhe policisë gjatë fundjavës pasuan disa javë protestash studentore. Situata po trondit Francën, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, dhe nxjerr në pah presionin e shkaktuar nga ekonomia e dobët dhe rritja e borxhit publik, raporton Reuters.

Burimi: RTKLive