Vitinha vlerëson maksimalisht Barcelonën: “Yamal është i jashtëzakonshëm, por Parisi s’trembet!”

Vitinha vlerëson maksimalisht Barcelonën: “Yamal është i jashtëzakonshëm, por Parisi s’trembet!”

Written by

in

Vitinha vlerëson maksimalisht Barcelonën: “Yamal është i jashtëzakonshëm, por Parisi s’trembet!”

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Vitinha, ka folur para përballjes së zjarrtë ndaj Barcelonës në Champions League, duke thurur elozhe për yllin spanjoll Lamine Yamal, të cilin e renditi përkrah Kylian Mbappes si futbollistin më të mirë në planet, por theksoi prerazi se parizienët nuk i frikësohen askujt.

Ylli 17-vjeçar i Barcelonës po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë edicion, me nëntë gola dhe dhjetë asistime në 11 paraqitje mes La Ligas dhe Champions League, duke qenë kërcënimi kryesor për mbrojtjen franceze, transmeton Klankosova.tv.Megjithatë, reprezentuesi portugez hodhi poshtë çdo aludim për frikë, duke nënvizuar se forca e PSG-së qëndron te grupi.

 Frikë nga Lamine Yamal? Jo, nuk ka vend për frikë. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por si kolektiv duhet të punojmë bashkë për ta mbajtur nën kontroll. Së bashku me Mbappen, Lamine Yamal është më i miri në botë aktualisht, është i pabesueshëm. Është një sfidë shumë interesante të luash kundër tij, por gjithçka nuk sillet vetëm rreth Laminës. Barça është një klub i madh me shumë kualitete individuale,” theksoi Vitinha.

Përtej dueleve individuale, Vitinha theksoi se fati i këtij takimi do të vendoset nga lufta për posedimin e topit dhe presioni i lartë, dy elemente themelore të filozofisë së të dy trajnerëve.

Në fund, mesfushori i kampionëve të Francës komentoi shkurtimisht edhe garën për çmimin prestigjioz individual, “Topin e Artë”, ku veçoi tre emra si kandidatë potencialë, si Mbappe Olise dhe Yamal.