RUBIKON sonte: Tiranë, Paris, Milano…protesta, dhunë, për çka?

RUBIKON sonte: Tiranë, Paris, Milano…protesta, dhunë, për çka?

Written by

in

RUBIKON sonte: Tiranë, Paris, Milano…protesta, dhunë, për çka?

Në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova do të diskutohet për protestat që kanë shpërthyer në disa qendra, përfshirë Tiranën, Parisin e Milanon.

– Çfarë po i nxjerr qytetarët në rrugë dhe pse protestat po shoqërohen me dhunë?

– Çfarë kërkojnë protestuesit dhe çfarë përgjigjesh po marrin nga qeveritë?

– Ku takohen e ku dallojnë arsyet e revoltës në Tiranë, Paris, Milano e qytete të tjera evropiane?

– Kush po e nxit përshkallëzimin dhe a po i lë dhuna në hije kërkesat e qytetarëve?

– A mund të sjellin protestat ndryshim dhe çfarë ndodh kur pushteti nuk tërhiqet?

Për këto dhe të tjera, sonte në panel: Bardh Zherka, Agim Sopi, Besnik Tahiri, Rrahman Paçarizi, Arbër Vllahiu dhe Selam Hajrizi.

Klan Kosova, 20:45.