
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’rast përveç të lënduarit janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Më datën 19.10.2026, rreth orës 16:08, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në rrugën ‘Transiti i vjetër’ në Prizren. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi.
Tutje, ai bëri të ditur se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te aksidenti.