Pako e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune s’mund të hyjnë në BE

Pako e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune s’mund të hyjnë në BE

Written by

in

Pako e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune s’mund të hyjnë në BE

Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Top Channel ka raportuar se nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.

Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.

Sipas burime të TCh, përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së.