Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Written by

in

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç lëndimeve trupore janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për këtë aksident, ndërsa lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 16:08, më 19 tetor 2026, dhe se të paktën një person ka pësuar lëndime trupore.

“Më datën 19.10.2026, rreth orës 16:08, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në rrugën ‘Transiti i vjetër’ në Prizren. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi.

Tutje, ai bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali